Ballina Kulturë Produksion i ri i kryeveprës së Verdit “La Traviata”, në Teatrin e...

Produksion i ri i kryeveprës së Verdit “La Traviata”, në Teatrin e Operas e Baletit

22
0

“La Traviata” e Verdit, një histori dashurie që sfidon kohën, vjen në një produksion të jashtëzakonshëm që mban firmën e mjeshtrit Hugo de Ana dhe mjeshtërinë muzikore të Francesco Ommassini.

Premiera e këtij produksioni të ri të operës, do të jetë nesër në mbrëmje, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit. Për 4 netë rresht, publiku do të mund ta ndjekë këtë kryevepër të “belcanto-s” italiane.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ftoi artdashësit ta ndjekin këtë produksion, i ardhur nga Teatri i Zagrebit, e që pritet të jetë një shfaqje e jashtëzakonshme për publikun shqiptar, duke e vendosur TKOBAP-në në të njëjtin nivel me teatrot prestigjiozë që kanë pasur privilegjin të bashkëpunojnë me mjeshtrin Hugo de Ana.

Historia e Violetës, nën vizionin artistik të Hugo de Ana-s, merr jetë përmes një skenografie monumentale dhe një gjuhe vizuale që tejkalon kohët, duke e sjellë këtë kryevepër deri në ditët tona.