Ballina Opinion Videoja “Rama-Ndoja” dhe një përgjigje për kolegun Denis Dyrnjaja!

Videoja “Rama-Ndoja” dhe një përgjigje për kolegun Denis Dyrnjaja!

18
0

Nga Pol Hoxha 

Kolegu Denis Dyrnjaja qenka shqetësuar shumë për videon, “Olsi Rama- Arjan Ndoja”, e publikuar nga Alfapress.al.

Tek Tv MCN ku po flitej për “Samitin e Aruba”, (Takimi i eksponentëve të krimit të organizuar shqiptarë me përfaqësues të lartë të qeverisë Rama sipas antimafies italine, referuar nga gazetarë italian), papritur ai kaloj te videoja e publikuar nga media që drejtoj.

Aludoi se jam një gazetar që kam manipuluar me Olsi Ramën, kam shantazhuar dhe madje edhe me atë vetë, në një rast ku është thirrur në SPAK. E gjitha kjo pastaj pëgjithësohej duke nxjerrë përfundimin, se në çfarë derexhe është katandisur media.

Dhe Poli Hoxha ishte shembulli. Denis! E para/ Asaj videoje dhe tekstin që e shoqëron, nuk i heq asnjë presje. Ajo ndryshe nga disa medie që e hodhën dhe pastaj e fshinë, do qëndrojë te Alfapress.al dhe madje do pasohet me materiale të tjera, sa të qetësohet deti me Italinë! Në atë ambient përveç vëllait të kryeministrit dhe ish-prokurorit, sot deputet i PD, ka njerëz të krimit të organizuar të cilët aktualisht po hetohen nga SPAK.

E dyta/ Pas reagimit, (Korrekt në një farë mënyre, por maja e ajzbergut), siç e pa të udhës deputeti Ndoja, të cilin e botuam të plotë, po prisja edhe reagimin e Olsi Ramës. Pikërisht kur po humbisja shpresat, del ti dhe reagon në vend të tij! Në fakt po prisja dhe vazhdoj të pres edhe reagimin e Berishës dhe të Ramës, por pas relativizimit që i bëre ti videos si një darkë normale “komshinjsh”, nuk ka shpresë më as për këtë.

E treta/ Nëse unë dhe Alfapress.al kemi shpifur, manipuluar apo më keq kemi shantazhur siç thua ti, vëllain e kryeministrit, (Apo nuk është vëllai por një qytetar i thjeshtë në punë të tij?), atëherë kushdo që ndihet i prekur nga ai publikim, mund të më denoncojë në prokurori, ose të më çojë në gjykatë. Sinqerisht i mirëpres..Një situatë e ngjashme ishte edhe kur nxorra disa llogari bankare të rrethit të ngushtë të Arben Ahmetajt në Zvicër. “Kolegët” si ty shkruan dhe më akuzuan se Alfa dhe unë paguhesha nga Erion Veliaj, Endri Fuga dhe Edi Rama, (Vëllai i Olsit për të cilin shqetësohesh).

Pastaj rastisi që Alfapress paralajmëroi e para arrestimin e Veliajt dhe dosjen e tij, (E cila njësoj si videoja e publikuar “Rama-Ndoja është vetëm maja e Ajsbergut). Dhe e fundit për rastin tënd personal, se nuk ja vlen të zgjatemi. Ti je si unë gazetar i një brezi i cili kishte një kod; kolegët nuk i atakonte kurrë. Sot jemi në kohë të tjera ku një pjesë e madhe e medias ka humbur jo vetëm profesionalizmin, por edhe dinjitetin, por pavarësisht kësaj kur përmendim dhe aludojmë për një gazetar, duhen fakte kokëforta, përndyshe futesh në një vorbull që si dihet kush mbytet.

Dhe për kë e gjitha kjo?! Për Olsin i cili la profesionin e mirëpaguar të doktorit në Boston, direkt sapo i vëllai erdhi në pushtet, që të kontribuonte 12 vite rresht për Shqipërinë që kemi sot?! Përsa i përket paraqitjes tënde në SPAK që e more si shembull për mua dhe Alfapress, nuk me kujtohej fare si rast por e gjeta shkrimin dhe është ky më poshtë. Një lajm superkorrekt, i cili gjendet njësoj te gati të gjitha mediet.

U ankove në emision pse nuk të kishim pyetur. Ok gabim, por aty në moment të pyeti Aida Toncica se pse ishe në SPAK dhe nuk tregove. Nuk ka rëndësi- the-rëndësi ka si ka abuzuar Poli me Olsi Ramën! Të uroj më të mirat koleg!