Ballina Sport 126 metra zhytje, Alexey Molchanov vendos rekord të ri botëror

126 metra zhytje, Alexey Molchanov vendos rekord të ri botëror

24
0

Alexey Molchanov, zhytësi rus, vendos një tjetër rekord botëror në zhytjen e lirë. Në Limasol të Qipros, Alexey u zhyt në një thellësi prej 126 metrash në Detin Mesdhe. Zhytësi rus theu këtë rekord Botëror me vetëm një frymëmarrje. Kjo ishte një garë me veten për Molchanov pasi rekordi i fundit mbahej sërish nga ai me 125 metra zhytje, i vendosur një vit më parë:

“Ndihem shumë mirë. Është një nga rekordet që unë e dua shumë. Më pëlqejnë disiplinat me pendë, shumica prej tyre janë në det, vetëm i pari ka qenë në pishinë, disa prej rekordeve janë edhe rekorde Guinnes në akull”, u shpreh zhytësi rus. Sipas organizatorëve, ky ishte rekordi i 40 Botëror i vendosur nga Alexey Molchanov në të gjithë disiplinat.