Në “Metropolitano”, Atletico Madrid ka fituar derbin e madh të Madridit, duke mundur 5-2 Real Madridin. Robin Le Normand zhbllokon derbin pas vetëm 14 minutash lojë. Mbrojtësi shënon me kokë pas një krosimi në zonë nga Giuliano Simeone.
Reagimi i Real Madridit ishte i shpejtë. Fillimisht duke barazuar shifrat me Kylian Mbappe në minutën e 25-të, pas asistit të Arda Guler. Në minutën e 36-të, pas një topi të humbur dhe gafe të Le Normand, Vinicius Junior tregon gjithë klasin e tij dhe asiston për Arda Guler, fantazisti turk dërgon topin në portën e mbrojtur nga Jan Oblak.
Në minutën e 43-të, Clemnet Lenglet barazon shifrat pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, por goli anullohet nga VAR për shkak të prekjes së topit me dorë nga francezi. Në minutën e tretë shtesë, Alexander Sorloth barazon shifrat 2-2. Norvegjezi shënon me kokë, pas krosimit që mori nga Koke. Pjesa e parë, Atletico Madrid-Real Madrid 2-2.
Në fillim të pjesës së dytë, Arda Guler shkakton penallti, pas një ndërhyrje të rrezikshme në zonë ndaj Nico Gonzalez. Courtois kupton krahun, por goditja e Julian Alvarez përfundon në rrjetë. Në minutën e 63-të, Julian Alvarez tregon klasin e tij, duke shënuar një supergol nga goditja e dënimit. Në minutat shtesë ishte Antoine Griezmann që vulosi fitoren 5-2 për Atletico Madridi. Reali i Xabi Alono-s pëson humbjen e parë pas 6 fitoreve rresht në La Liga.