Pas arrestimit të tre kinezeve disa ditë më parë policia e Durrësit ka arrestuar organizatorin turk i cili kishte kthyer apartamentet me qira në ‘fole’ prostitucioni.
37-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në një rast të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, identifikuan organizatorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka rekrutuar 3 shtetaset kineze (të arrestuara gjatë operacionit “Space”), për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.