Ballina Aktualitet Joana Qeleshi zgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë

Joana Qeleshi zgjidhet në krye të Dhomës së Avokatisë

69
0

Joana Qeleshi është zgjedhur kryetare e Dhomës së Avokatisë, duke zëvendësuar Saimir Vishën.

Qeleshi që tashmë do të përfaqësojë zërin e avokatëve në vend, ka një karrierë të gjatë në fushën e jurisprudencës. Në vitin 2019, ajo dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Gjykatës së Durrësit, detyrë të cilën e mbante nga korriku i vitit 2013, duke mos iu nënshtruar as procesit të vettingut.

Asokohe ajo e argumentoi dorëheqjen me shfrytëzimin e një mundësie që i ishte dhënë në sektorin privat.