Mediat italiane i kanë bërë jehonë vrasjes së biznesmenit italian në Shqipëri, i cili u gjet i ekezekutuar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune në anë të rrugës në një fshat tyë Tepelenës.
Edoardo Sarchi, një shtetas italian 44-vjeçar me banim në Tiranë, u vra në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Salari, në bashkinë e Tepelenës, në jug të Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur policia shqiptare, shkruan Nova News.
Sarchi, një biznesmen dhe pronar i fabrikës së tullave ‘Tegola Edilcentro’ në Tiranë, u qëllua me armë zjarri.
“Është ngritur një ekip i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat, për të mbledhur dokumentacionin dhe për të identifikuar personat përgjegjës”, thuhet në një deklaratë zyrtare.
Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe postblloqe në disa zona për të gjurmuar autorin ose autorët e krimit. Sipas informacioneve fillestare, Sarchi frekuentonte rregullisht zonën e Tepelenës, ku ushtronte gjueti./ Nova News.