Ballina Lifestyle Ndarja nga Orlando Bloom, mesazhi i Katy Perry për fundin e marrëdhënies...

Ndarja nga Orlando Bloom, mesazhi i Katy Perry për fundin e marrëdhënies me aktorin

33
0

Katy Perry ndau një postim me fansat e saj me rastin e njëvjetorit të publikimit të albumit të saj “143”.

Këngëtarja 40-vjeçare bëri një vlerësim të vitit, të cilin e pranoi se ishte “si një mal me rrota”, duke folur hapur për vështirësitë profesionale, reagimet që shkaktuan bashkëpunimet e saj, kritikat që mori dhe ndarjen nga Orlando Bloom pas gjashtë vitesh fejesë.

Duke iu drejtuar fansave të saj, të cilët i quan “KatyCats”, Katy Perry vuri në dukje se albumi ishte një mënyrë për t’u rilidhur me audiencën e saj, pavarësisht vështirësive.

“Ne festojmë fitoret dhe reflektojmë mbi humbjet. Gjithçka është e çmuar. Shpresojmë të rritemi së bashku për vitet që vijnë dhe në fund të gjithë kësaj të jemi krenare dhe në paqe me sa shumë u përpoqëm në këtë botë të papërsosur”, shkroi ajo.

Pas postimit të saj, Katy pranoi se shpesh pyet veten nëse e do vërtet veten: “Sot përgjigjja është po. Jam krenare.”

Postimi i saj u shoqërua me foto dhe video nga prapaskenat e krijimit të albumit, momente nga turneu i saj Lifetimes dhe pamje personale.

Mesazhi i Katy Perry erdhi disa javë pasi Orlando Bloom foli publikisht për herë të parë për ndarjen e tyre, duke siguruar se të dy mbeten të bashkuar me një qëllim të përbashkët për të rritur vajzën e tyre 5-vjeçare, Daisy Dove.