Ballina Aktualitet Rama: Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

Rama: Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

0
36

Lumi Vjosa u përfshi zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s, duke u bërë pjesë e listës së trashëgimisë botërore.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot vendimin e njoftuar gjatë Kongresit Botëror mbi Rezervat e Biosferës në Kinë.

“Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin “Njeriu dhe Biosfera” si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, u shpreh Kryeministri.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila e ka ndjekur procesin kur drejtonte Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit shprehu mirënjohje për skuadrën e Ministrisë së Mjedisit, Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, si dhe ekspertëve të UNESCO-s, duke përfshirë drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay, me të cilën vizituan luginën e Vjosës në vitin 2023.

Përfshirja e Vjosës në këtë program synon mbrojtjen e ekosistemeve të pasura dhe të shëndetshme, si dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së biodiversitetit në rajon, duke i dhënë vendit një krenari ndërkombëtare.

Përfshirja e Vjosës në programin “Njeriu dhe Biosfera” të UNESCO-s kurorëzoi një punë 4-vjeçare.