Ballina Kronika “Shëtitësi”/ Arrestohet 25-vjeçari për shitje droge, dyshime për prodhim dhe…

“Shëtitësi”/ Arrestohet 25-vjeçari për shitje droge, dyshime për prodhim dhe…

40
0

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga Policia e Fierit, pas një hetimi disa-javor.

Operacioni policor i koduar “Shëtitësi” u finalizua me arrestimin e një 25-vjeçari, i cili dyshohet për prodhim dhe shitje të lëndës narkotike Cannabis Sativa në zona të ndryshme të qytetit.

I arrestuari është shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij, policia i sekuestroi: 45 doza Cannabisi të gatshme për shitje, 1 automjet dhe 1 motomjet, që dyshohet se përdoreshin për shpërndarjen e drogës, 2 celularë, që po analizohen për të zbuluar kontaktet e mundshme me rrjetin e klientëve si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Sipas Policisë së Fierit, hetimet kishin nisur prej disa javësh në bashkëpunim me Prokurorinë, dhe gjatë kësaj kohe u dokumentua me prova të mjaftueshme përfshirja e 25-vjeçarit në trafikun e drogës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të vijojë me veprimet ligjore për çuarjen përpara drejtësisë të të arrestuarit.