Në një intervistë televizive kreu i “Shqipëria Bëhet” ka shuar shpresat për të qenë kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës.
“Qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë në nivel lokal. Ne duhet të udhëheqim procese të transformimit juridik të atdheut dhe i gjithë transformimi ndodh në parlament dhe përfaqësimi në nivel bashkiak do të ishte një angazhim për të ndalur në nivel politik këtë qeverisje që i ka zaptuar të gjitha”, tha Lapaj në një intervistë për A2 CNN.
I pyetur nëse do të mbështesë Endri Shabanin i cili ka shprehur dëshirën për të kandiduar për Tiranën, Lapaj u përgjigj: “Referuar historisë tonë tradhtarët në rastin më të mirë çohen në ekzil, në politikë nuk promovohet. Tradhtia është fenomen i shëmtuar që i bën dëm shoqërisë. Tradhtia e dëmton në thelb shoqërinë”.