Ballina Lifestyle Bianca Censori pritet të lansojë linjën e saj të modës – mund...

Bianca Censori pritet të lansojë linjën e saj të modës – mund të rivalizojë SKIMS të Kim Kardashian

32
0

Bianca Censori, bashkëshortja e reperit të famshëm Kanye West, raportohet se është duke përgatitur një linjë të re mode, e cila sipas mediave ndërkombëtare mund të bëhet një konkurrente serioze e markës së suksesshme SKIMS të Kim Kardashian.

Burime pranë çiftit thonë se projekti i ri i Biancës do të fokusohet te veshjet e guximshme dhe avangarde, të cilat përkojnë me stilin e saj unik që shpesh ka bërë bujë në publik.

Spekulimet për këtë iniciativë kanë nxitur diskutime të shumta, duke qenë se Bianca është bashkëshortja e ish-bashkëshortit të Kim Kardashian, dhe një konkurrencë e tillë mes dy grave do të tërhiqte vëmendje të madhe në industrinë e modës.

Fansat tashmë po presin me kuriozitet detaje zyrtare për koleksionin e ri, i cili mund të vendosë Biancën si një emër të fuqishëm në botën e fashion-it.