Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti për bisnesmenin shqiptar Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si përgjegjës për trafikimin e sasive të konsiderushmë të kokainës nga Amerika Latinë në Europë.
Mediat shkruajne se gjyqtari Alexandre de Moraes me 23 shtator ka lëshuar vendimin për ndalimin e Matës , i cili sipas gjyqtarit ndodhet në territorin brazilian.
Mediat shkruajn:
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Federale (STF) Alexandre de Moraes urdhëroi arrestimin e manjatit shqiptar Ervin Mata, i akuzuar nga Prokuroria Publike e Shqipërisë për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Urdhri u lëshua më 23 shtator, pasi qeveria shqiptare kërkoi ekstradimin e biznesmenit, i cili thuhet se ishte i arratisur në Brazil.
“Duke pasur parasysh sa më sipër, duke marrë parasysh që paraburgimi është një kusht për pranueshmërinë e procesit të ekstradimit dhe ka për qëllim të sigurojë ekzekutimin e çdo urdhri ekstradimi, i cili zbulohet me dorëzimin efektiv të personit të ekstraduar në shtetin kërkues, urdhëroj paraburgimin e Ervin Matës, duke urdhëruar lëshimin e një urdhër-arresti, përmbushja e të cilit duhet t’i komunikohet menjëherë kësaj Gjykate Supreme, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit dhe përfaqësisë diplomatike të shtetit të interesuar”, shkroi Moraes në vendim.
Urdhër-arresti u lëshua më 11 mars, por dekreti u publikua vetëm më 23 shtator. Çështja po përpunohet në mënyrë konfidenciale në Gjykatën Federale Supreme (STF) si pjesë e një kërkese për ekstradim. Ervini nuk është arrestuar ende.