Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ditën e djeshme është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump.
Takimi ka zgjuar interes të madh në opinionin publik, sidomos pas shpërndarjes së një deklarate që i atribuohet Trump-it.
Në këtë deklaratë, që është bërë virale në rrjetet sociale, thuhet se Donald Trump ka shprehur vlerësim dhe respekt për presidenten Osmani, duke u shprehur:
“E shihrni këtë zonjën që është ulur këtu para meje?
Është një zonjë, e cila meriton të gjithë respektin dhe përkrahjen tonë, sepse ajo nuk pushon kurrë duke u angazhuar për të mirën e shtetit dhe popullit të saj.”
Postimi në fjalë ka marrë dhjetëra reagime dhe komente nga ndjekësit, të cilët e kanë cilësuar këtë deklaratë si një vlerësim të lartë për angazhimin e Osmanit në skenën ndërkombëtare.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga stafi i presidentes Osmani apo nga burime zyrtare amerikane për vërtetësinë e kësaj deklarate.