Ballina Kronika I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në...

I dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik, arrestohet 37-vjeçari në Kombinat

54
0

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik. Denis Trungu u kap në Kombinat dhe sipas policisë ka qenë i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Final”.

Kapet në Kombinat, një 37-vjeçar i dënuar me 7 vite burgim për mashtrim kompjuterik.

37-vjeçari i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, si rezultat i një pune të mirorganizuar operacionale në kuadër të operacionit “Final“ në Kombinat, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Denis Trungu., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e ka dënuar me vendim të formës së prerë, 37-vjeçarin, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.