Ballina Kosovë Ish-ushtaraku paralajmëron “minën me sahat” të Serbisë në Kosovë

Ish-ushtaraku paralajmëron “minën me sahat” të Serbisë në Kosovë

38
0

Ish-ushtaraku Artur Meçollari ka paralajmëruar se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mund të shndërrohet në një “minë me sahat” për destabilizimin e Kosovës, në dorë të Serbisë.

Ai kujton se dy vjet më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama, pa konsultim me Kosovën, hartoi një draft mbi Asociacionin dhe e dërgoi në BE dhe Presidencën Franceze, pa qëndrime të qarta mbi fatin e tij.

Postimi i plotë:

Në parim duket korrekte. Por, djalli fshihet në detaje.

Në praktik do të thotë që Kosova të krijojë Associacionin e Komunave me shumicë serbe pa u njohur zyrtarisht nga Serbia. Kjo nënkupton që këto komuna të jenë minë me sahat për destabilizimin e Kosovës në dorë të Serbisë.

Dy vjet më parë KM Rama pa kërkesë dhe konsultime nga Kosova, me ndihmën e një grupi “të shquar” juristësh ndërkombëtarë hartoi një draft mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Draftin KM Rama e dërgoi në BE dhe Presidencën Franceze. Nuk dihet ku gjendet drafti i KM Rama.