Deputeti i PD Gjin Gjoni ka zhvilluar një takim në Firence me kardinalin shqiptar Ernest Simoni (Troshani).
Në një postim në rrjetin social facebook, Gjoni shkruan se i shprehu kardinalit të arrestuar në vitin 1963 vetëm pse mbajti meshën për vdekjen e John Kenedit, mirënjohje të pakufijshme për vlerat që përfaqëson, vuajtjet e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhenë për Shqiperinë dhe Kombin Shqiptar.
Postimi i plotë:
Një nder dhe kënaqësi që të takoja në një takim privat në banesën e tij në Firence me Kardinalin Ernest Simoni(Troshani) në moshën 97 vjeçare, i vetmi Kardinal, jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë Ballkanin. Kardinalin qe u arrestua vetëm se mbajti meshën me rastin e vdekjes se John Kennedy presidentit të SHBA në 22 nëntor 1963 dhe që prej 27 vjetësh vuajti dënimin deri në ditën e ardhjes së demokracisë. Takimi u realizua në darkë një ditë përpara takimit të tij me Papa Leo XIV. Mirënjohje të pakufijshmë për vlerat që përfaqëson, vuajtjet e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhenë.për Shqiperinë dhe Kombin Shqiptar. Faleminderit dhe Mirënjohje Kardinal. #GG#.