Ballina Bota Në Kinë përurohet ura më e lartë në botë, nëntë herë më...

Në Kinë përurohet ura më e lartë në botë, nëntë herë më e lartë se Golden State e San Francisco-s

14
0

Ura më e lartë dhe më mbresëlënëse në botë, e ndërtuar në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore, u hap për trafik këtë të diel.

Ndërtimi i saj, i cili u zhvillua mbi një kanion, zgjati tre vjet. Ura ngrihet 625 metra mbi lumin Beipan dhe është pothuajse nëntë herë më e lartë se Ura Golden Gate e San Franciscos.

Vitet e fundit, Guizhou, një nga provincat më pak të zhvilluara të Kinës, ka ndërtuar mbi 30,000 ura.