Policia e Tiranës ka arrestuar Misir Trushin, 41 vjeç, pasi të shtunën, në rrugën “Llambi Bonata” pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, Genci Mullaymeri.
Po ashtu është arrestuar edhe Genci Mullaymeri 54 vjeç, pasi dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, motrës së Misir Trushit.
Aktualisht vijon puna për kapjen e nipit të Misir Trushi, i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.Ngjarja ndodhi në zonën e Kombinatit.