Stuhia tropikale Imelda rrezikon të godasë brigjet lindore të SHBA-së.
Sipas meteorologëve, Imelda po lëviz nga Oqeani Atlantik në drejtim të brigjeve amerikane. Autoritetet në Bahamas dhe Florida kanë ngritur alarmin për një stuhi tropikale, ndërsa po merren masat e para për përballimin e saj.
Thuhet se Imelda ka prekur fillimisht brigjet lindore të Kubës, por deri tani autoritetet lokale nuk kanë raportuar për dëme materiale apo viktima.