Ballina Kronika Tiranë, shiste doza kokaine, vihet në pranga 48-vjeçari. Në banesë iu gjetën...

Tiranë, shiste doza kokaine, vihet në pranga 48-vjeçari. Në banesë iu gjetën dhe armë e municion luftarak

38
0

Një 48-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga pasi gjatë një kontrolli në banesë iu gjetën sasi dozash kokaine, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Sipas njoftimit të policisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit.

Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.