Ballina Kronika Apeli i Posaçëm ndalon avokatin Besart Logu nga ushtrimi i detyrës

Apeli i Posaçëm ndalon avokatin Besart Logu nga ushtrimi i detyrës

32
0

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të pezullojë përkohësisht nga ushtrimi i profesionit avokatin Besart Logu, i cili është nën hetim për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Vendimi është shpallur sot nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili ndryshoi masën e mëparshme të sigurisë të dhënë nga shkalla e parë, duke zbatuar nenin 243 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas masës së re ndaluese, Logut i ndalohet të ushtrojë aktivitetin si avokat deri në përfundimin e hetimeve.