Ballina Aktualitet Eduart Merkaj emërohet drejtuesi i ri i AMP

Eduart Merkaj emërohet drejtuesi i ri i AMP

43
0

Eduart Merkaj emërohet në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Më herët Merkaj ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme në Policinë e Shtetit. Ndërsa së fundmi ishte këshilltar i drejtueses së BKH-së.

Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, nga 4 janari 2019.

Ai ka kaluar vetting-un (vlerësimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale).

Ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe struktura të hetimit të korrupsionit.

Në korrik 2022, Eduart Merkaj është liruar nga detyra e kreut të Policisë Kufitare.