Nga Ylli Dylgjeri
U bë vijë sjellje. Rama e mbushi këto 13-të vite politikën, qeverinë, dhe kuvendin me gra. Me gra të përkëdhelura, me gra të hedhura me gra ‘të tredhura’.
Gra deputete, gra Ministre, gra zv ministre, gra diplomate, gra Bashkiake, gra Drejtore, gra Kryetare, gra që administrojnë lekët e Sorosit, dhe më në fund dhe gra robotike si Diella komike.
Rama në qeverisje po njeh vetëm 1 gjini.
Edhe pse nuk kanë treguar përkushtim apo heroizëm në detyrë, sepse rezultatet janë të shkruara, Rama ndjehet komod dhe krenar me to. I urdhëron, i tall, i keqtrajton, i robotizon dhe i manipulon më lehtë se burrat edhe pse nuk i ngjajnë grave suliote.
‘Gratë e Ramës’ kanë shumë ndryshim nga gratë suliote që u rrethuan nga turqit. ‘Gratë e Ramës’ janë të rrethuara çdo ditë nga kartelet, organizatat e krimit, nga narkot, nga trafikantët, dhe nuk hidhen as nga…krevati e jo nga shkëmbi për liri e drejtësi.
Historia e grave suliote ka hyrë në analet e historisë. Aq sa në mendjen e çdo shqiptari është veshur me petkun e legjendës. Gra që për të mos rënë në dorë të turqve, u dogjën të gjalla në Manastir, u hodhën nga shkëmbi sepse donin të ishin të lira. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ato ishin luftëtare me nam dhe shumë trime.
Pyetja që shtrohet sot është: Çfare sakrificash bëjnë ‘Gratë e Ramës’ këtu?
Nëse bëjnë apo kanë bërë do ishte mitizuar ndonjë prej tyre si gratë suliote, por koha tregoj se kurgjë nuk bënë e spo bëjnë. Biles njëra prej tyre, Ministre e stazhionuar, ka hyrë në publicistikë me dhurimin për turizëm të pikës së voçkël në Jug!
Tjetra e filloj karrierën duke kapur rrushin e Udhëheqsit, për të mos vazhduar me të tjerat kanë ngrënë një kosh me rrush privilegje.
‘Gratë e Ramës’ dje dhe sot janë të rrethuara nga krimi dhe e shumta që bëjnë është hidhen në Kuvend me votat e drogës, bëhen deputete, pasurohen me vila, makina, garderoba lluksoze, operacione plastike apo digjen nga dielli në pushimet me 7 yje etj.
Gratë suliote, të shquara për trimërinë e tyre do bëheshin objekt edhe në gazetat e huaja.
Në një prej artikujve të gazetës prestigjioze ‘Neë York Times’, shumë vjet më vonë do të përshkruhet dhe trimëria e këtyre grave me nam në gjithë botën.
Ndërkohë që ‘Gratë e Ramës’ bëhen objekti i gazetave të huaja për shërbimet klienteliste që i bëjnë Mafias apo Narkoshtetit.
Kjo është diferenca, ky është realiteti i Grave të Ramës dje dhe sot.