Ballina Lifestyle Maura Higgins shkëlqen me fizikun e saj gjatë xhirimeve të Love Island...

Maura Higgins shkëlqen me fizikun e saj gjatë xhirimeve të Love Island Games

13
0

Ish-konkurrentja e Love Island, Maura Higgins, ka bërë bujë gjatë xhirimeve të Love Island Games teksa u shfaq me një crop top tepër të vogël që nxirrte në pah fizikun e saj të tonifikuar.

Modelja dhe prezantuesja irlandeze u pa duke shkëlqyer përpara kamerave, ndërkohë që me humor ironizoi edhe eksperiencën e saj të dikurshme në I’m A Celebrity.

29-vjeçarja është kthyer prej kohësh në një nga figurat më të ndjekura dhe të komentura të reality show-ve.

Kështu duke tërhequr vëmendje jo vetëm për stilin dhe sharmin e saj, por edhe për personalitetin karizmatik që fiton simpatinë e fansave në çdo paraqitje.