Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, në një deklaratë të tij për mediat theksoi se çdo person që është shkaktar për tragjedinë e Koçanit duhet të dalë përpara drejtësisë.
“Çdonjëri, i cili në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme ka lidhje me rastin në Koçan duhet të nxirre para faqes së drejtësisë”, tha Mickoski.
Mickoski shtoi se nuk është i kënaqur me punën e Prokurorisë në lidhje me këtë çështje.
“E keni parë edhe ju në periudhën e kaluar, rreth 12 prokurorë punuan në këtë rast. Nëse pyetja është nëse jam i kënaqur me punën e Prokurorisë, përgjigjja ime do të jetë se nuk jam i kënaqur. Pikërisht kjo ishte arsyeja pse e mbështetëm shkarkimin e Kocevskit në parlament, ndërsa pse LSDM dhe BDI nuk e mbështetën shkarkimin e Kocevskit është një pyetje tjetër”, shtoi ai.