Ballina Sport Mourinho kthehet në Londër mes krahasimeve me Guardiolën dhe Klopp-in

Mourinho kthehet në Londër mes krahasimeve me Guardiolën dhe Klopp-in

23
0

Trajneri i Benficës, Jose Mourinho, do të rikthehet të martën në “Stamford Bridge” kur skuadra e tij të përballet me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Pas një nisjeje të mirë me gjigantin portugez, dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e para në kampionat, Mourinho ka rikthyer optimizmin tek tifozët e Benficës për një sezon konkurrues në garën për titull.

Megjithatë, sipas raportimeve nga media britanike, një pjesë e opinionit sportiv në Portugali vlerëson më lart stilin e trajnerëve si Pep Guardiola e Jurgen Klopp.

“Mourinho është i respektuar për arritjet dhe karakterin e tij, por jo çdo tifoz e vendos në vendin e parë”, citohet një burim nga Portugalia.

Pavarësisht debateve rreth stilit të lojës, rikthimi i Mourinho-s në Londër pritet të jetë një nga ngjarjet më të veçanta të kësaj jave në Ligën e Kampionëve.