Ballina Kulturë Serafin Fanko, një nga regjisorët më të vlerësuar të Teatrit “Migjeni”

Serafin Fanko, një nga regjisorët më të vlerësuar të Teatrit “Migjeni”

14
0

Në 29 shtator 2007 u nda nga jeta një prej regjisorëve-autorë të paktë në Shqipëri, Serafin Fanko.

Fanko i kreu studimet në Akademinë e Arteve në Pragë për regji filmi dhe me t’u rikthyer në atdhe, konsolidoi profilin e tij në gjininë e filmit duke ndjekur shkollën e posaçme “Aleksandër Moisiu”.

Fanko dha ndihmesë si regjisor në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, pasi arriti të përcaktojë fizionominë e tij identifikuese.

Ka realizuar rreth 125 shfaqje në teatrot e Shkodrës, Tiranës, Shkupit, Durrësit, Gjakovës, Strugës, Fierit etj. Në tërësinë e veprave të vëna në skenë, Serafin Fanko ka dalluar për trajtimin regjisorial të dramave dhe për kulturën e gjerë skenike, që paraqiste të harmonizuara përbërësit teatrorë. Ky tipar, që e shquante nga bashkëkohësit, shfaqet më së miri në veprat “Fisheku në pajë”, “Këshilli i ndrikullave” dhe “Toka jonë”, që patën jehonë në publik.

Në fund të viteve ’70 themeloi Teatrin Poetik pranë teatrit “Migjeni”. Serafin Fanko ka shkruar 12 drama dhe është fitues i disa çmimeve kombëtare. Në shenjë vlerësimi të veprës së tij, i janë akorduar titujt “Qytetar Nderi i Shkodrës” dhe “Artist i Popullit”.

U lind në Shkodër, i biri i Nikolla Fankos dhe Milicës së Serafin Bellkos. Asokohe i ati ishte kapiten i ushtrisë së Mbretërisë Shqiptare me shërbim në Shkodër dhe me pushtimin italian mbajti qëndrim antifashist, arsye për të cilën u vra më 1943 nga vullnetarë mirditorë. Serafini kaloi një fëmijëri tragjike, ndër vitet 1946-1948 së bashku me të motrën jetuan në jetimore deri kur i mori e gjyshja dhe jetuan me të.

Serafin Fanko studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Pragë dhe në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Filmi i tij i parë është “Fije që priten”. Më pas shkëlqeu në vitin 1977, me filmin “Gunat mbi tela” ku luante një nga rolet e mbretërisë së Savojës. Vitet e fundit spikati si regjisor dramash.