Ballina Kronika Sherr me grushte mes disa personave në Devoll, dy të proceduar

Sherr me grushte mes disa personave në Devoll, dy të proceduar

32
0

Sherr me grushe mes disa personave në Devoll. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se filloi procedimi penal për shtetasit me inicialet G. S., 41 vjeç, dhe M. S., 31 vjeç, banues në Bilisht, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit Xh. Ç., 21 vjeç dhe D. M., 20 vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit G. S., 41 vjeç, dhe M. S., 31 vjeç, banues në Bilisht, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasit Xh. Ç., 21 vjeç dhe D. M., 20 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.