Ballina Lifestyle Toka që po blejnë Beyonce dhe Jay-Z quhet “fushë rreziku”, pse?

Toka që po blejnë Beyonce dhe Jay-Z quhet “fushë rreziku”, pse?

20
0

Çifti, Beyoncé dhe Jay-Z, raportohet se po planifikojnë të ndërtojnë një rezidencë të re madhështore në Angli. Sipas burimeve të Daily Mail, superyjet janë në proces të blerjes së një prone prej 8 milionë eurosh në fshatin piktoresk Wigginton, në qarkun e Oxfordshire, vetëm pak hapa larg resortit luksoz “Soho Farmhouse”, të preferuar nga emra si David dhe Victoria Beckham.

Ndërsa zona përreth është bërë gjithnjë e më e popullarizuar për të pasurit dhe të famshmit që kërkojnë qetësi larg zhurmës së Londrës, toka që çifti thuhet se ka zgjedhur ka një mangësi të madhe: rrezikun e përmbytjeve. Banorët vendas, të cilët tashmë janë në dijeni për interesimin e çiftit, i kanë vënë zonës nofkën “fusha e rrezikut” për shkak të prirjes për përmbytje që ka pas reshjeve të mëdha.

Pavarësisht kësaj, duket se planet janë në faza të avancuara. Sipas burimeve nga komuniteti lokal, “është përfolur se gjithçka është nënshkruar dhe paratë janë depozituar.” Një lajm që ka ndezur jo vetëm kuriozitetin e banorëve, por edhe spekulimet rreth ndikimit që një investim i tillë mund të ketë në zonë.

Nëse gjithçka realizohet, kjo do të jetë një tjetër pronë në portofolin e gjerë të çiftit Carter, të njohur për rezidencat e tyre në Los Angeles, New York dhe Hamptons. Me sa duket, edhe fshatrat anglezë nuk i shpëtojnë dot hijes së yjeve botërorë.