Ballina Aktualitet Vera ikën me shtatorin! Ulen ndjeshëm temperaturat, mos harroni të merrni çadrat...

Vera ikën me shtatorin! Ulen ndjeshëm temperaturat, mos harroni të merrni çadrat me vete

48
0

Java nis me mot të paqëndrueshëm dhe reshje të dendura të shiut, të përhapura në të gjithë territorin.

Temperaturat do të ulen ndjeshëm, teksa minimalja këtë të hënë u regjistrua 15 gradë Ceelsius.

Gjatë ditës, nuk do të ketë një ndryshim të lartë të temperaturave, teksa maksimalja pritet të arrijë në 22 gradë.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 40 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.