Ballina Aktualitet Zgjidhet në krye të shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i...

Zgjidhet në krye të shoqatës “Tirana”, Shkëlqim Hajdari: Do jem zëri i autoktonëve! Kemi dhënë shumë, por jemi vlerësuar pak

56
0

Shkëlqim Hajdari është zgjedhur në krye të shoqatës “Tirana”.

Në fjalën e tij pas marrjes së detyrës, zoti Hajdari u shpreh i nderuar për vlerësimin ndërsa premtoi se do të jetë zëri i tironsve autoktonë të cilët kanë dhënë gjithçka pa shumë zhurmë, por që rrallë herë kanë marrë vlerësimet që meritojnë.

“Ju falënderoj për besimin duke më zgjedhur në këtë pozicion honorifik, por shumë dinjitoz dhe fisnik.
Fjala ime është një zë kolektiv, i një shtese të tërë tironsish autokton që kanë dhënë gjithçka pa bujë dhe rrallë herë janë vlerësuar për aq sa meritojnë.

Tirana ka qenë gjithmonë një nënë e madhe që ka hapur për këdo dyert, ku kanë gjetur strehim të gjithë ata që kërkuan punë dhe studime.
Por shpesh ky qytet u la mënjanë nga politika.
Askush nuk dha më shumë dhe mori më pak se tironsit”, tha ai.