Ballina Politika Bllokimi i fondeve qeveritare në SHBA, Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm: Shërbimet...

Bllokimi i fondeve qeveritare në SHBA, Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm: Shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave…

27
0

Ambasada Amerikane ka publikuar një mesazh të rëndësishëm në lidhje me bllokimeve të shërbimeve qeveritare në SHBA.

Në mesazh sqarohet se si pasojë e vonesave në miratimin e fondeve buxhetore, llogaria në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht.

“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ”, thuhej në postim.