Ballina Sport Çmenduria angleze në Gjermani: Kane, 17 gola në 9 ndeshje

Çmenduria angleze në Gjermani: Kane, 17 gola në 9 ndeshje

27
0

Një fillim i sezonit për mbamendje për Bayern Munihun dhe për njeriun e tij simbol, Harry Kane.

Sulmuesi anglez vazhdon të prodhojë gola dhe primatë, duke u konfirmuar si protagonist absolut i një skuadre në formë të jashtëzakonshme.

Pas pesë xhirosh në kampionatin gjerman, Kane i ka realizuar 10 gola, një arritje që s’e kishte bërë asnjë lojtar në histori të Bundesligës.

Kapiteni i Kombëtares angleze vazhdon t’i shkruajë faqet e librave të rekordeve: dy herë golashënues në dy sezonet e para në Gjermani (36 gola në 2023/24 dhe 26 në 2024/25), ndërsa së fundmi e regjistroi një rekord mbresëlënës duke i shënuar 100 gola në 104 ndeshje zyrtare me bavarezët, duke e bërë këtë arritje para Cristiano Ronaldos me Real Madridin dhe Erling Haalandin me Manchester Cityn.

Në fitoren 5:1 ndaj Patos në Ligën e Kampionëve, Kane shënoi dygolësh duke e demonstruar kapacitetin e tij për të realizuar në mënyrë konstante edhe në arenën evropiane.

Janë 17 gola të shënuar në 9 ndeshje të luajtura në të dyja garat.

Pasi e fitoi trofeun e parë të karrierës në sezonin e kaluar, në moshën 31-vjeçare, ish-futbollisti i Tottenhamit nuk e ka ndërmend të ndalet dhe synon trofe të tjerë.

Me këta numra të tij, Bayerni e ka një armë të rëndë me vete për ta mposhtur çdo kundërshtar që i del përpara.