Ballina Sport Ferdinand: Tani po e kuptoj pse Mourinho iku nga Turqia

Ferdinand: Tani po e kuptoj pse Mourinho iku nga Turqia

35
0

Legjenda e futbollit, Rio Ferdinand, ishte i befasuar nga paraqitja e Galatasarayt ndaj Liverpoolit mbrëmë në UEFA Champions League.

Ferdinand tha se tani po e kupton arsyen pse Jose Mourinho u largua nga Fenerbahce.

“E kuptova pse Jose Mourinho iku nga Turqia, kur pashë Galatasarayn dhe tifozët e tyre.

Ata e shtypën Liverpoolin në fushë, Jose nuk do kishte asnjë shans ndaj tyre”, u shpreh Ferdinand për BT Sports.

Jose ishte trajner i Fenerbahces dhe në tri ndeshje kundër Galatas, humbi dy dhe barazoi një.

Liverpooli u mposht minimalisht 1:0 në Turqi, me golin e shënuar nga sulmuesi, Victor Osimhen.