Ballina Ekonomia Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

46
0

Urbacon Trading and Contracting, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe, ka ardhur në Shqipëri për resortin e Zvërnecit.

Kapitali ka mësuar se kompania me bazë në Katar, që zotërohet nga Moutaz Al-Khayyat, do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e resortit, që fillimisht u fol se do të ndërtohej nga Jared Kushner, dhëndrri i presidentit të SHVA-ve, Donald Trump. Por më vonë planet kanë ndryshuar dhe Kushner është përqëndruar vetëm në projektin e Sazanit.

Dy muaj më parë, KKTU miratoi dhe lejen e ndërtimit për resortin gjigand të Resortit për llogari të kompanisë Zvërnec South Adriatic Development shpk. Kjo kompani zotërohet nga Universal Properties Projects BV, një shoqëri e regjistruar në Hollandë. Por Kapitali ka mësuar se projektit do t’i bashkohet edhe UrbaCon.

Pak ditë më parë, kompania nga Katari regjistroi degën e saj në Shqipëri për këtë qëllim, ndonëse nuk dihet ende nëse UrbaCon do të jetë nënkontraktor për ndërtimin e projektit apo do të hyjë si aksionere në të.

Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të

Urbacon është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në botën arabe. Në vitin 2024 ajo u rendit si nënkontraktori i 42-të më i madh në botë.

Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të

Kompania është e njohur për ndërtimin e një sërë projekteve të famshme, si ishujt artificial në qytetin e Lusailit dhe kompleksi Waldorf Astoria në Maldive.

Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të

Urbacon ka një qarkullim vjetor prej 1.5 miliardë dollarësh dhe është pjesë e grupit Poëer International Holding, që zotërohet nga Moutaz Al-Khayyat. Ky grup përbëhet nga rreth 28 kompani.