Ballina Dossier HISTORI/ Suprimimi i autonomisë së Kosovës, u bë me makinerinë vrastare serbo-sllave,...

HISTORI/ Suprimimi i autonomisë së Kosovës, u bë me makinerinë vrastare serbo-sllave, me dhe pa kuvendarë të Kuvendit

29
0

Nga Sami Arifi 

Milan Kuçan, Kryetar i Kryesisë së Komitetit Qëndror të Lidhjes Komunistëve të Sllovenisë (KKKQLKS), më 27/ 03/ 1989, për Grevën e Minatorëve të Trepçës në përkrahje të tyre thotë se: “Në shoqërinë tonë kur nuk ka drejtësi mbi tokë, ajo kërkohet edhe nën tokë”…

Makineria vrastare serbe hapi varre në luftërat e fundit në ish-Jugosllavi. Fillimi i luftës së Serbisë ndaj popujve tjerë në emër të mbrojtjes së Jugosllavisë, për të dominuar serbët mbi popujt tjerë në këtë shtet, paraqet fundin e këtij shteti, së pari me gjakderdhjen përmes luftës me sllovenët, kroatët boshnjakët dhe shqiptarët, duke hapur mbi 300.000 varre në tërë hapësirën jugosllave…

Demonstratat e vitit 1981 ishin për avansimin dhe për barazinë e popullit shqiptar me popujt tjerë jugosllav, përmes Statusit të Kosovës në Republikë. Mirëpo ndaj shqiptarëve, me dirigjimin që bëri Serbia në federatën jugosllave, përmes propagandës së zezë të saj kundër shqiptarëve, shteti jugosllav ushtroi presion të vazhduar politik, psikologjikë dhe fizik ndaj demonstruesve shqiptarë që përpjekeshin për të qenë të barabartë me popuj tjerë në këtë shtet.

Në bazë të raportit të Sekretarit Krahinor të Punëve të Mbrendshme vetëm prej vitit 1981 e deri në tetor të vitit 1988, ishin paraqitur kallzime penale 75.223 që pothuaj këto kallzime ishin të gjitha kundër shqiptarëve, paraqitje për kundërvajtje ishin 95.030, si dhe marrja e masave tjera 314.120 kundër tyre. Derisa nëpër “sitën” e Sekretariatit për Punë të Brendshme kaluam mbi 500.000 shqiptarë.

Udhëheqja shtetërore jugosllave dhe ajo serbe, vlerësimet ndaj shqiptarëve i bënin fund e krye raciste. Këtë linjë të ashpër ndaj shqiptarëve e bënin shovenistët: Sllobodan Millosheviqi Dushan Çkrebiqi, Borisav Joviqi, Marko Orllamdiqi, Zoran Sokolloviqi, Milan Panqevski, Stipe Shuvair, Ali Shukriu, Sinan Hasani, Kolë Shiroka, Raif Dizdareviq e shumë të tjerë…

Derisa në përbërje të linjës Liberale Demokratike ishin: Milan Kuqani, Ivica Raqani, Vinko Hafneri, Ivo Druzhiqi, Bogiq Bogiqeviqi, Shtefan Korosheci, Hamdija Pozderaci, Kaqusha Jashari, Ali Shabani, Adem Krasniqi, Ekrem Arifi e të tjerë…

Në mbledhjen e mbajtur më 17 tetor1988, Kryetari i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Jugosllavisë (KQLKJ), Stipe Shuvari, “legjtimoi” aktivitetet jo legale të udhëheqjes serbe, ai në fjalën hyrse të tij, sulmoi ashpër shqiptarët për “kundërrevolucion në vazhdimësi”. Shuvari thotë: “Nacionalizmi në Kosovë egziston dhe do të egzistoi shumë gjatë si forcë kundërrevolucionare”.

Sebia mori vendim pa pëlqimin e krahinave autonome, kuptohet me dhunë u suprimua Kushtetuta e Kosovës së vitit 1974.

Mbledhja e Kuvendit Krahinor të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës ishte thirrur, më 23 mars 1989, ku, do të votohej për amandamentet në Kushtetutën e Republikës Socialiste të Serbisë. Më parë delegatët shqiptarë ishin thirrur në polici në biseda informative për t’iu bërë presion, ku, para kësaj Mbledhje Kryesia e RSFJ e kishte vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në këtë Mbledhje prezent ishin agjend të sigurimit të shtetit, të cilët ishin paraqitur si delegat, dhe si të tillë votuan. Mbledhjen në Kuvend e udhëhiqte kryetari i Kuvendit, Vukashin Jokanoviqi, ku në përfundim të kësaj Mbledhje u cilësua “kinse” shqiptarët shprehën vullnetarisht dëshirën përmes ndryshimit kushtetues t’ia plotësojnë Serbisë funksionimin shtetror mbi KAK-së.

Më 23 mars 1989, nė ditën kur u suprimua Kushtetuta e Kosovës, revolta shqiptare ishte e madhe kundër shfuqizimit të autonomisë. Fundi i autonomisë së Kosovës 23/ 03/ 1989 u shënua me 37 demonstruesë shqiptarë të vrarë, e qindra e qindra të plagosur me armë zjarri nga milicia dhe ushtria serbo-sllave. Më 26/ 03/ 1989, ishte vendosur gjendja e jashtëzakonshme dhe kishte zgjatur një dekadë, pothuajse deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia, në qershor të vitit 1999.

Millosheviqi për t’i kënaqur orekset e nacionalizmit dhe hegjemonizmit serbë, për të krijuar “Serbinë e Madhe” në Ballkan, thuajse edhe ku nuk kishte serbë. Fundin e Jugosllavisë së Titos shënon Millosheviqi me Mitingun në Fushë-Kosovë, pra, fillimin e gjakderdhjes së pari me sllovenët, kroatët, boshnjakët, shqiptarët, duke i lënë të hapur mbi 300.000 varre në hapësirat e ish-Jugosllavisë…