Ballina Europë Itali, dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni të Forcave Ajrore

Itali, dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni të Forcave Ajrore

13
0

Dy anëtarë të Forcave Ajrore Italiane vdiqën pasi avioni i tyre T-260B u rrëzua të mërkurën (1/10) gjatë ushtrimeve stërvitore mbi Parkun Kombëtar Circeo, në jug të Romës , pranë qytetit të Sabaudia.

Ekipet e shpëtimit thuhet se gjetën rrënojat e avionit që digjeshin dhe trupat e anëtarëve të Forcave Ajrore brenda.

Aeroplani u rrëzua pranë njërës prej hyrjeve të parkut, në një zonë të pyllëzuar ku nuk ndodhej askush në atë kohë. Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, postoi në “X” duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, Forcave Ajrore dhe të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes.

“Shpreh hidhërimin tim të thellë për aksidentin që i ndodhi një avioni të Forcave Ajrore pranë Parkut Kombëtar Circeo. Ngushëllimet e mia dhe të Qeverisë familjeve të viktimave, Forcave Ajrore dhe të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes.”