Ballina Politika Jashtë politikës! Gara për Bashkinë e Tiranës, zbulohen tre emrat potencialë të...

Jashtë politikës! Gara për Bashkinë e Tiranës, zbulohen tre emrat potencialë të opozitës si kandidatë

35
0

Tre janë emrat potenciale të cilët janë diskutuar sot në mbledhjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe aleatëve, nga të cilët mund të zgjidhet kandidati i cili do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se opozita ka rënë dakord deri tani parimisht për tre emra, kandidate potenciale për Bashkinë e Tiranës, Edlira Cepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj.

Takimi ka përfunduar vetëm pak më parë, ndërsa në deklaratat për mediat, Belind Këlliçi, Ilir Alimenhmeti dhe deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, kanë bërë me dije se është rënë unanimisht dakord për faktin që opozita do të dalë me një kandidat të vetëm.