Ballina Kronika Jeta mes Amerikës Latine dhe Shqipërisë, kush është pronari i “Lamborghini Urus”...

Jeta mes Amerikës Latine dhe Shqipërisë, kush është pronari i “Lamborghini Urus” që hiqej si “polic”

52
0

Personi që shihni në foto është Sahit Shpataj, 34-vjeçari i cili jetën e kishte ndarë mes Shqipërisë dhe Amerikës Latine. Gjatë mbrëmjes së djeshme, blutë e kryeqytetit bënë të mundur lokalizimin e tij dhe sekuestrimin e mjetit superluksoz që drejtohej nga ky shtetas.

Mjeti “Lamborghini Urus”, me ngjyrë portokalli dhe që kap vlerën 160 mijë euro u sekuestrua nga blutë e Tiranës pasi dyshohet se Shpataj e kishte blerë me para të “pista”.

Në momentin kur dhe u lokalizua nga Policia, 34-vjeçari ishte duke lëvizur me mjetin e tij në aksin “Sauk-Teg”. Pas ndalimit, efektivët bën të mundur identifikimin dhe komunikimin më tej të vendimit për sekuestron e mjetit.

Nga veprimet e mëtejshme rezultoi se Sahit Shpataj e kishte regjistruar automjetin në emër të një kompanie private në kryeqytet, me administrator Ervin Dullën, me qëllim për të fshehur të ardhurat e tij që dyshohet se rrjedhin nga vepritmaria kriminale.

Blutë kanë nisur hetimin jo vetëm për poseduesin e mjetit, por edhe pronarin e kompanisë që kishte regjistruar mjetin sikur të ishte në përdorim të biznesit që ai zotëronte.

Marrëdhënia e Shpataj me Policinë e Shtetit nuk ka qenë e mirë! 34-vjeçari më herët ka refuzuar që t’i ndalojë policisë dy herë, ndërkohë që skeda e tij kriminale është e gjatë. Ai rezulton me precedentë për vjedhje, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Në vitin 2014 ai u arrestua pasi hiqej si polic dhe u merrte para qytetarëve, ndërkohë që në vitin 2024 u prangos për dhunë ndaj bashkëjetueses.