Ballina Politika ‘Kur e do e mira e pushtetit i thotë burgut hapu…’ Artan...

‘Kur e do e mira e pushtetit i thotë burgut hapu…’ Artan Hoxha ironi me Begajn: Jo vetëm i ëmbël si sheqer por dhe danoç!

24
0

Hoxha shprehet se vendimi i Presidentit është një akt politik i diktuar nga mazhoranca dhe i pabazuar në Kushtetutë, duke e cilësuar dekretin si antikushtetues dhe të rrezikshëm për demokracinë.

Gazetari ironizon qëndrimin e Begajt, duke thënë se “nuk është vetëm i ëmbël si sheqeri, por edhe danoç”, duke e akuzuar për servilizëm ndaj kryeministrit dhe se ka përmbushur thjesht një urdhër politik të ardhur nga lart. Sipas tij, ky dekret i hap rrugën një farse elektorale, me një rezultat të parashikuar, që vetëm sa thellon kapjen e institucioneve dhe godet themelet e shtetit ligjor.

Postimi:

Presidenti ynë, si ka thënë vetë, “i ëmbël si sheqeri”, sapo dekretoi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, më datën 9 nëntor 2025…
Jo për gjë, por pashë shumë njerëz të shqetësuar, pasi besuan, se Zoti Bajram, mund të refuzonte(larg qoftë) kërkesën e kryeministrit, për zgjedhjet në bashkinë më të madhe te vendit.
Jo po ka shkelje kushtetuese.
Jo po gjykata i pezulloi zgjedhjet për Tiranën.
Jo po Erion Veliaj sapo nisi luftën e vërtetë dhe do i pengojë zgjedhjet e udhëheqësit për Tiranën, pas udhëheqësi dora vetë shpalli kandidaturën zyrtare të pushtetit për kryeqytetin….
Jo ore jo, presidentin nuk e kemi vetëm, “të ëmbël si sheqeri”, por e kemi dhe danoç.
I qëndron fjalës së dhënë “bamirësit” deri në fund.
Fundja për atë punë e ka vënë në atë karrige. Që kur e do e mira e pushtetit, t’i thotë dhe burgut hapu…
Ore i ka marrë masat udhëheqësi me kohë, nuk ja lë në dorë rastësisë….
Rëndësi ka, që do kemi zgjedhje në fillim të nëntorit dhe rezultatin e dimë pa u tharë ende boja e stilolapsit të Bajramit mbi dekretin antikushtetues, që do e zhysë dhe më tej në dëshpërim burgun e Durrësit….