Ballina Editorial Kur vjen dita e Baromit…..

Kur vjen dita e Baromit…..

27
0

Nga Artur Llana 

Ai ka tre ditë që shkelqen. Shkelqeu papritur. Pasi kishte bërë ca takime më arbëreshët, pasi ringjalli patriotizmin e Shqipërisë së Mesme që kanë lidhje historike me arbëreshët, pasi mori pjesë në panairin e gjellëve të nënave të Përmetit, nja tre panaire që e derguan dhe u ngatërroi emrin, atij i erdhi dita dhe dita nuk të vjen rastësisht.

Kur u zgjodh e ngatërruan me një Bajram që dërgonte qumshtin para vitëve ’90 nga një fermë në Tiranë. Më pas thanë se nuk kishte qenë kurrë shofer po kishte punuar si kapter. Dhe siç e kanë shqiptarët që ndjekin edhe portalet që si Baromi, nuk punësojnë gazetar, po operator doli se kishte qenë kapter po edhe magazinier.

Zgjedhja si president mes një tufë njerëzish me kontribut dhe intelektualë që mund ti bënin nder atij institucioni, nxorri në pah se ai ishte edhe kolonel. Dhe kolonel jo dosido, kolonel pasi kishte punuar infermier dhe me pas mjek në ushtri. Ndaj gjërat nuk duan marrë thjeshtë. Nga një CV e thjeshtë, ai e ngarkoi aq shumë saqë të dukej si karrocja e Haxhi Qamilit që ishte nisur përtej Kavajës kur nuk e njihte Franca.

Kur e zgjodhën ja thanë të gjitha, i treguan edhe detaje të tjera që janë punë portalesh, po edhe e vlerçsuan ama. Kurrë më shumë se ai nuk ishte përfolur për ca prona ushtrie të privatizuara. Nuk kishte qenë thjeshtë qerre, po një tanks i ndryshkur që Rama e grasatoi dhe e dergoi aty, ku institucioni ishte kthyer në tabele emulacioni, për firmosje dekretesh.

Ama ka ca ditë që nuk e kruan kush me Baromin…Shkoi në OKB dhe të gjithë u çuditën.  Grasatimi i Ramës e bëri të veten. Ai nuk ishte më tabelë emulacioni si ish kapter, po pjesë e kancelarive që doli foto me Trump si partner strategjik. Priti edhe të dërguarën e Ambasadës Amerikane e falenderojë për partnerin e fortë që ka Amerika në presidence…dhe ndërsa e përcolli, u kujtua se nuk kishte lidhje më as me shoferin e makinës qumshtit, as me kapterin, as me magazinierin, as me kolonelin, as me mjekun, (mjek ka edhe opozita po është non grata) shkoi në OKB, takoi Trumpin dhe partneri strategjik nuk mund të linte bashkinë e Tiranës pa kryebashkiak, aq më shumë edhe 5 të tjera. Nuk ju dridh syri. Amerikanët kanë vetë problem me gjykatat. Sot, po sot është dita Baromit….dhe ai e argumentoi juridikisht!