Ballina Politika Nard Ndoka revoltohet me Begajn: Presidenca të kthehet në azil për të...

Nard Ndoka revoltohet me Begajn: Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit me Alzaimer

23
0

Ish-ministri i Shëndetësisë Nard Ndoka, i njohur vitet e fundit për viralitetin në rrjete sociale, ku ka marrë edhe nofkën “doktor”, ka bërë një koment pasi është shprehur i revoltuar ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ndoka shkon deri aty, sa jep edhe një recetë nga të tijat për zgjidhen e preblmit, pasi kërkon që Presidenca të kthehet në azil për të moshuarit e sëmurë me Alzaimer.

Postimi i Ndokës

Ky dekret nuk është akt kushtetues, por një vulë gome e zyrës noteriale që Rama ka hapur brenda Presidencës.

Institucioni që dikur quhej “balancë e shtetit”, sot është kthyer në zyrë shërbimesh publike, ku certifikohen dëshirat dhe urdherat e Kryeministrit siç vuloset një kontratë shitje kafshësh në pazarin e Milotit.

Godina e Presidences, duhet të kthehet si qender azili per moshat e thyera të prekur nga Alzheimeri.

Noterija presidenciale të zhvendoset tek kioskat e mbetura përballë Piramidës së Enverit, aty ku turpi historik takohet me talljen e ditës.

Kjo nuk është më Republikë, por një komedi notariale, ku firmoset jo ligji, por mjerimi kushtetues e politik