Ballina Bota Shembet pjesërisht një rrokaqiell në Bronx

Shembet pjesërisht një rrokaqiell në Bronx

28
0

Një rrokaqiell është shembur pjesërisht sot në mëngjes në Bronx të Nju Jorkut, derisa shkaqet mbeten të panjohura.

Incidenti u raportua në zonën e 205 Alexander rreth orës 8 të mëngjesit, dhe nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e shembjes së pjesshme.

Një alarm i NotifyNYC paralajmëroi për vonesa në trafik në zonë për shkak të personelit të emergjencës pranë Alexander Avenue dhe East 135th Street.

Ekipe të shumta të zjarrfikësve dhe policë dolën në vendin e ngjarjes për të bllokuar zonën, për të shmangur ndonjë lëndim të mundshëm të kalimtarëve të rastit.

Incidenti ndodhi dy vjet pasi një rrokaqiell tjetër u shemb në lagjen Morris Heights të Bronxit.