Ballina Sport Spanjë: Igli Tare ka kontaktuar Lewandowskin, kërkon transferimin e tij falas

Spanjë: Igli Tare ka kontaktuar Lewandowskin, kërkon transferimin e tij falas

30
0

Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme. Sipas mediave spanjolle, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me Robert Lewandowski. Gazeta “Sport” shkruan se agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi, ka folur me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili ka kërkuar informacion mbi të ardhmen e lojtarit dhe mundësinë e një transferimi në Itali.

Tare ëndërron një tjetër goditje me parametër zero, në stilin Modric. Kontrata e Lewandowskit me Barcelonën, ku ai luan prej disa vitesh, pas epokës së suksesshme bavareze, skadon më 30 qershor. Edhe pse 37-vjeçari dëshironte ta mbyllte karrierën në “Camp Nou”, gjithçka tregon se rrugët e tij me blaugranët do të ndahen. Nga janari është i lirë të negociojë me cilindo klub. Milani e sheh si shansin për t’i dhënë më në fund një “pronar” fanellës me numrin 9.

Pengesa më e madhe mbetet ekonomia, pasi Lewandowski fiton 33 milionë euro në vit në Spanjë, por kontakti i parë është bërë. Arabia Saudite është gati t’i garantojë më shumë para, por Milani i ofron mundësinë të qëndrojë në Europë e të garojë në nivelet më të larta. Massimiliano Allegri do ta mirëpriste pa hezitim: “Mosha është vetëm një numër, Modric e tregon më së miri”.