Ballina Kronika Tragjike në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga lartësia e pallatit dhe humb jetën

Tragjike në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga lartësia e pallatit dhe humb jetën

49
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në rrugën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku një e mitur dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Autoritete policore raportojnë se viktima është një 16-vjeçare, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të miturën drejt këtij akti ekstrem, teksa Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.