Ballina Lifestyle “Ua merrte burrat të tjerave”, Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mua nuk më...

“Ua merrte burrat të tjerave”, Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mua nuk më bëni dot asgjë…

38
0

Pas deklaratës së Shqipe Hysenaj gjatë intervistës në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ku këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku u akuzua se “u merrte burrat grave të tjera”, ka ardhur edhe reagimi i shumëpritur nga vetë artistja.

Në një postim të gjatë në Facebook, Simaku vendosi të thyejë heshtjen pas, siç thotë ajo, 10 muajsh sulmesh të vazhdueshme dhe shpifjesh të pavërteta. Ajo rikujton përvojat e saj që nga vitet ’80, kur u përball me zili, mllef dhe përgojime, por kurrë nuk lejonte që kjo ta ndalte.

Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.

Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.

Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.

Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime”, shprehet Parashqevi Simaku.