Vetëm 27 ditë pas inaugurimit, aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë është bllokuar pjesërisht si pasojë e rrëshqitjes së një masivi shkëmbor për shkak të motit të keq.
Një nga tre korsitë e rrugës është bërë e pakalueshme, ndërsa rrëshqitja e gurëve dhe dherave vijon ende. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, ndërsa autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes në lëvizje.
Kontraktori ndodhet në terren për pastrimin e inerteve, në një aks që u ndërtua për 14 vjet dhe kushtoi rreth 260 milionë euro.