Ballina Sport Bastet me parashikim të çuditshëm për ndeshjen Serbia dhe Shqipëria

Bastet me parashikim të çuditshëm për ndeshjen Serbia dhe Shqipëria

34
0

Nëse të gjithë shqiptarët janë duke pritur fitoren e madhe në Serbi, për kompanitë e basteve, është e çuditshme se si dalin me koeficiente.

Shqipëria do të përballet në 11 tetor kundër Serbisë në Leskovc.

Një ndeshje që pritet me interes shumë të madh nga tifozët shqiptarë për ngarkesën emocionale që mbart kjo përballje, por njëkohësisht edhe për vendin e dytë që do të na dërgonte për herë të parë në Play  -Off.

Sa i përket kompanive të basteve, ato e quajnë Serbinë duke e kuotuar mesatarisht me koeficentin 1.70 fitoren e Serbisë, barazimi kuotohet me koeficientin 3.50 dhe fitorja e Shqipërisë me koeficientin 4.50.

Bastet janë vetëm baste dhe pritet që Shqipëria të tregojë lojë të madhe e të kthehet me pikë nga Leskovci.