Presidenti Bajram Begaj firmosi dje datën e zgjedhjeve të pjesshme për disa bashki, përfshi këtu kryeqytetin, duke tronditur opinionin publik.
Firma e tij vjen në shkelje të rëndë të ligjit themelor të vendit, për shkak se çështja e zgjedhjeve në Tiranë ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese.
Megjithatë, Begaj e shkeli hapur ligjin duke vepruar si noter i kryeministrit Edi Rama.
Pikërisht për këtë situatë, një karikaturë e mjeshtrit Bujar Kapexhiu është bërë virale në rrjetet sociale.
Karikatura titullohet ‘Dora presidenciale’ dhe tregon se kush është presidenti realisht në vendin tonë.